Veçori të mrekullueshme që e bëjnë të nxënët
dhe dhënien mësim të kodimit të lehtë & dëfryes

Thimble është një përpunues kodi, i plotë në veçori, që xhiron drejt e në shfletues. Është konceptuar për të ndihmuar programuesit e rinj të krijojnë sajtet dhe projektet e tyre duke përdorur HTML, CSS & JavaScript. Gjithçka ju duhet e keni në pëllëmbë të dorës, duke ju lejuar juve (ose klasën tuaj) t’ia filloni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Është një përpunues kodi, shërbyes web, shfletues web & mjete zhvilluesi, të gjitha në një paketë — dhe është i lirë!

Shihni ndryshimet tuaja aty për aty

Krijoni dhe eksperimentoni me shpejtësi, përmes Paraparjeve Live. I shfaq në çast ndryshimet tuaja në kod.

Ripërzieni çfarëdo projekti Thimble

Ju pëlqen një projekt Thimble që shihni? Ripërziejeni që të krijoni versionin tuaj. Projektin tuaj mund t’ua dërgoni shokëve ose nxënësve tuaj — ç’do të mund të sajojnë?

Copëza të Volitshme Kodi

Punoni më shpejt, duke përdorur një listë të volitshme copëzash kodi HTML, CSS & JavaScript, që mund t’i përfshini në kodin tuaj.

Konsol JavaScript e Brendshme

Po merreni me JavaScript? Konsola e brendshme e Thimble-it e bën më të lehtë se kurë testimin dhe diagnostikimin e kodit.

Shtoni dhe administroni kartela

Thimble funksionon mu si një projekt i njëmendtë web, mund të krijoni, riemërtoni, fshini, dhe madje ngarkoni kartelat tuaja.

  • Shkarkoni një .zip të projektit tuaj dhe shiheni që nga disku juaj
  • Merrni & vini kartela që nga kompjuteri juaj në Thimble

Fikni dhe ndizni dritat

Thimble vjen me një temë të errët dhe një të çelët, zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë. Mund të ndryshoni edhe mundësi të tjera, fjala vjen, madhësi teksti.

Ndiqni & krijoni përkujdesore brenda projektesh

Projektet mund të kenë përkujdesore që ju ndihmojnë juve (ose nxënësit tuaj) të mësojnë teksa bëjnë ndryshime te projekti.

Merrni ndihmëza programimi ndërkohë që shtypni

Mos u bllokoni duke provuar të mbani mend një lumë me rregulla dhe sintaksë. Thimble do t’ju japë ndihmëza për kartela HTML, CSS dhe madje edhe JavaScript.

Përpunoni CSS drejt e te faqet tuaja HTML

Hartoni stile CSS për elementët tuaj pa dalë nga faqja HTML që po përpunoni. Vendoseni kursorin mbi çfarëdo etikete elementësh dhe shtypni Cmd/Ctrl + E që të filloni të hartoni stile CSS.

Publikojini shpejt projektet në web

Projektet tuaja mund t’i botoni në web me një klikim të vetëm. Më pas, kur të bëni ndryshime, mund ta përditësoni lehtë projektin tuaj.

Zgjidhni ngjyra drejt e te përpunuesi

Vendoseni kursorin mbi çfarëdo vlere ngjyre në një kartelë CSS dhe shtypni Cmd/Ctrl + E që të hapet zgjedhësi i ngjyrave.

Testojeni projektin tuaj në një pajisje celulare

Kalimi nën mënyrën paraparje në celular ju lejon ta shihni punën tuaj në një pajisje të ngushtë. Mandej, hapni paraparjen sa krejt ekrani që të keni kuadrin e plotë.

Gjeni shpejt elementë HTML

Hapni Mbikëqyrësin DOM dhe kalojeni kursorin mbi elementë të ndryshëm në paraparje. Thimble-i do të theksojë kodin përkatës te përpunuesi HTML.

Filtra Figure

Shtoni pak zbavitje te projekti juaj, përmes filtrash mbi figurat tuaja. Macet s’janë dukur kurrë më bukur!

Bëni një <em>Selfie</em>

Shtojeni foton tuaj në çfarëdo faqe që po punoni, duke përdorur mjetin Thimble për selfie — përdor kamerën e kompjuterit tuaj. Filloni të shtypni etiketën <img src= te faqja juaj HTML dhe do të shfaqet mjeti.