Kureshtar për Burimin e Hapur?
Ndihmonani të ndërtojmë & përmirësojmë Thimble-in!

Parashtroni një të metë Gjeni “Të Metën Tuaj të Parë” me të cilën të merreni

Pse të Kontribuoni?

  • Puna juaj ka ndikim mbi përdoruesit anembanë botës
  • Përfitoni përvojë të vyer dhe udhëheqje teknike
  • Përkrahni misionin e Mozilla-s për një internet të hapur për këdo
  • Sepse ju bën të ndiheni mirë!

Thimble është një projekt me Burim të Hapur i krijuar nga Mozilla Foundation në partneritet me CDOT në Seneca College. Që në hapat e parë, kontribues nga anembanë bota kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shndërrimin e tij në një sukses.
Është përnjëmend një projekt ndërkombëtar, është përkthyer në 33 gjuhë (me mbi 100 në rrugë e sipër) dhe përodur nga nxënës në mbi 200 vende.

Asnjë kontribut s’është i vogël

Janë të mirëpritur kontribues nga të gjitha fushat dhe me aftësi në gjithçka. S’ka pse të jeni një programues i sprovuar, në fakt, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve e identifikojnë veten si nxënës. Mund t’ia filloni me pak, raportoni një të metë te…

  • Njoftoni një të metë, problem ose gabim shkrimi
  • Kërkoni një ndryshim, një veçori të re ose një projekt të ri
  • Jepni përshtypjet

Vazhdoni, Parashtroni një të Metë!

Nëse ndiheni të guximshëm. atëherë shihni depot tona GitHub më poshtë.